Guvernatori i Donetsk: Pesë të vrarë nga bombardimet në rajon

Evropë

Guvernatori i Donetsk: Pesë të vrarë nga bombardimet në rajon

Nga: M.H. Më: 9 prill 2022 Në ora: 23:52
Pavlo Kyrylenko

Guvernatori i Donetskut në Ukrainën lindore, Pavlo Kyrylenko, thotë se pesë persona janë vrarë nga bombardimet në rajon .

Ai tha se katër u vranë në Vuhledar dhe një në Novomykhailivka, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Ai shtoi se pesë të tjerë u plagosën në rajon dhe katër në Vuhledar dhe një në Krasnohorivka.

“Rusia vret civilë!”, tha ai në një postim në rrjetet sociale të shtunën.

BBC nuk ka qenë në gjendje t'i verifikojë këto pretendime në mënyrë të pavarur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat