Illarionov: Embargoja e plotë ndaj naftës mund ta ndalojë luftën
Andrei Illarionov, ish-këshilltari kryesor ekonomik i presidentit rus, Vladimir Putin ka thënë se një “embargo e vërtetë” ndaj energjisë ruse nga vendet perëndimore mund të ndalojë luftën në Ukrainë.
Ai tha se Rusia “nuk i mori seriozisht” kërcënimet e vendeve të tjera për të reduktuar përdorimin e tyre të energjisë.
Pavarësisht përpjekjes për të reduktuar varësinë e saj nga burimet ruse, Evropa po vazhdon të blejë naftë dhe gaz.
Vitin e kaluar, rritja e çmimeve nënkuptonte se të ardhurat nga nafta dhe gazi përbënin 36 përqind të shpenzimeve të qeverisë ruse.
“Nuk erdhi duarbosh”, këshilltari i Zelensky-t tregon ‘dhuratën’ e rëndësishme që Johnson i bëri Ukrainës
Një këshilltar i presidentit të Ukrainës shprehet se vizita e Boris Johnson në kryeqytetin ukrainas Kiev ishte “shumë në kohë dhe shumë e rëndësishme."
Ihor Zhovkva, këshilltar i lartë diplomatik i Presidentit Volodymyr Zelensky, thotë se kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar “nuk erdhi duarbosh”, me dyshen që diskutuan lloje të ndryshme të mbështetjes që mund të ofrojë Mbretëria e Bashkuar.
Kjo përfshinte raketa kundër anijeve si dhe mbështetje financiare. Zhovkva i tha BBC One’s Sunday Morning se raketat kundër anijeve do të ndihmonin në mbrojtjen e qyteteve si Odesa, të cilat u qëlluan nga luftanijet ruse.
Ai thotë se Ukraina ka nevojë për “armë, armë dhe më shumë armë” për të vazhduar luftën kundër Rusisë.
Ukraina indentifikon 500 kriminelë të dyshuar të luftës
Arbnore Zhushi
Iryna Venediktova, Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, e përshkroi presidentin rus Vladimir Putin si "kriminelin kryesor të luftës të shekullit të 21-të", por shpjegoi se ai ka njëfarë imuniteti nga ndjekja penale për shkak të pozicionit të tij.
Venediktova tha se Ukraina ka identifikuar 500 kriminelë të dyshuar lufte, duke shtuar se ka të paktën 5,600 raste të krimeve të dyshuara të luftës.
Duke folur për sulmin në një stacion hekurudhor në Kramatorsk, ajo tha: "Absolutisht është një krim lufte, ishte një raketë ruse që vrau më shumë se 50 njerëz, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Këta njerëz thjesht donin të shpëtonin jetën e tyre, donin të evakuoheshin. Ishin gra, ishin fëmijë dhe ata thjesht donin të shpëtonin jetën e tyre."
E pyetur nëse e di me të vërtetë se ky ishte një sulm rus, Venediktova tha: "Ne kemi prova".
Ajo shtoi se 90% e infrastrukturës civile tani është shkatërruar në Mariupol në jug të Ukrainës, e cila është bombarduar pamëshirshëm për javë të tëra.
Megjithatë, Venediktova tha se ishte lindja e Ukrainës ajo që u sulmua mbrëmë.
Rusët që ikin nga lufta e Rusisë
“Si të largohemi nga Rusia?”... Kjo është një pyetje që, sipas gjigantit të kërkimeve në internet, Google, ka thyer rekorde brenda Rusisë, një javë pasi vendi ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.
Interesimi i rusëve për konceptin “emigrim” është katërfishuar, ndërsa kërkimet për “viza të udhëtimit” gati se janë dyfishuar.
Se sa rusë janë larguar, është vështirë të përcaktohet, por disa media, si Deutesche Welle, kanë vlerësuar se Rusia po përjeton eksodin më të madh që nga Revolucioni i Tetorit, i vitit 1917.
Në një hulumtim të publikuar në fund të marsit, organizata jofitimprurëse ruse “OK Rusi” ka llogaritur se së paku 300,000 njerëz janë larguar nga Rusia, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. Organizata ka theksuar se shifrat e sakta nuk mund të dihen, pasi të dhënat zyrtare nuk janë të disponueshme.
Rusët granatojnë rajonet Luhansk dhe Dnipro para evakuimit të civilëve
Forcat ruse qëlluan me predha në rajonet Luhansk dhe Dnipro të Ukrainës herët më 10 prill, duke goditur disa ndërtesa, thanë zyrtarët ukrainas.
Në qytetin qendror të Dnipros, një person u plagos kur një ndërtesë u godit, tha guvernatori rajonal Valentyn Reznichenko.
Granatimet ndezën një zjarr që përfundimisht u shua, shtoi guvernatori.
Një shkollë dhe një ndërtesë shumëkatëshe u granatuan në qytetin Sievierodonetsk në rajonin e rrethuar të Luhansk, shkroi në Telegram guvernatori i provincës Serhiy Hayday.
"Për fat të mirë, nuk ka viktima," tha Hayday.
Guvernatori tha gjithashtu se banorët e Luhanskut do të kenë nëntë trena më 10 prill për të dalë nga rajoni ku, sipas zyrtarëve ukrainas, granatimet janë shtuar ditët e fundit dhe më shumë forca ruse kanë mbërritur.
Ai tha se rreth 30 për qind e banorëve mbeten ende në qytete dhe fshatra në të gjithë rajonin dhe u është kërkuar të evakuohen.
Më herët, zyrtarë nga Ukraina kanë bërë të ditur se luftimet me Rusinë mund të shtrihen në rajonet Luhansk dhe Donjeck, të njohura ndryshe si Donbas.
Këto dy rajone u shpallën "republika" nga ana e Rusisë, pak para se të niste pushtimi i Ukrainës, më 24 shkurt.
Lufta në Ukrainë ka bërë që vendet perëndimore të godasin Rusinë me sanksone të rënda si dhe të ndihmojnë Ukrainën me pajisje ushtarake.
Kievi: Ushtria ruse ka humbur mbi 19 mijë ushtarë
Forcat ruse kanë humbur 19 100 ushtarë në luftën Rusi-Ukrainë, së bashku me 151 avionë, 136 helikopterë dhe 705 tanke, njoftoi Ushtria ukrainase.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, në një deklaratë me shkrim raportoi të dhënat për humbjet e palës kundërshtare në luftën në Ukrainë nga 24 shkurti deri më sot.
“Që prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë janë vrarë, 19 100 trupa ruse dhe janë shkatërruar 151 avionë, 136 helikopterë, 705 tanke, 1 895 automjete të blinduara, 335 sisteme artilerie, 108 sisteme raketahedhëse dhe 55 sisteme të mbrojtjes ajrore”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu, forcat ruse kanë humbur 1 363 automjete, 7 anije dhe skafe dhe 112 mjete ajrore pa pilot
Britania e Madhe nxjerr detajet e fundit për planet ruse në Ukrainë
Ministria britanike e Mbrojtjes ka thënë se përpjekjet e forcave ruse për të rritur fuqinë e tyre luftarake përfshijnë gjithashtu përpjekjen për të rekrutuar nga rajoni i panjohur i Transnistrisë së Moldavisë.
“Në përgjigje të humbjeve në rritje, forcat e armatosura ruse kërkojnë të rrisin numrin e trupave me personel të shkarkuar nga shërbimi ushtarak që nga viti 2012″.
“Përpjekjet për të gjeneruar më shumë fuqi luftarake përfshijnë gjithashtu përpjekjen për të rekrutuar nga rajoni i panjohur i Transnistria i Moldavisë”, thuhet në deklaratën e tyre.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine - 10 April 2022
Dhjetëra ukrainas u gjetën në një varr afër Kievit
Një zyrtar ka bërë të ditur se një vvarr me dhjetëra civilë ukrainas është gjetur në fshatin Buzova pranë Kievit, derisa forcat ruse tërhiqen nga ofensiva e tyre në kryeqytet dhe përqendrojnë sulmet e tyre në lindje të vendit.
Taras Didych, kreu i komunitetit Dmytrivka që përfshin Buzova, tha se trupat u gjetën në një hendek pranë një pike karburanti, mirëpo numri i të vdekurve ende nuk është konfirmuar.
“Tani ne po kthehemi në jetë, por gjatë okupimit kishim ‘pikat tona të nxehta’, shumë civilë vdiqën,” tha Didych.
Rritja e viktimave civile ka shkaktuar një valë të re dënimesh ndërkombëtare, veçanërisht për qindra vdekje në qytetin Bucha, në veriperëndim të Kievit, që deri javën e kaluar ishte i pushtuar nga forcat ruse.
Nëntë trena janë gati për evakuim nga Luhanski i Ukrainës
Guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Gaidai, ka thënë se banorët në rajonin e rrethuar të Luhanskit në Ukrainën lindore do të kenë nëntë trena për t’i përdorur sot për evakuim.
Ai tha gjithashtu se një shkollë dhe një ndërtesë shumëkatëshe u bombarduan në qytetin Sievierodonetsk në Luhansk, raporton Sky News.
“Fatmirësisht, nuk ka viktima”, u shpreh Guvernatori rajonal i Luhanskut.
Kapet nga imazhet satelitore kolona ruse e nisur drejt Kharkivit
Disa imazhe satelitore të mbledhura dhe analizuara nga Maxar Technologies, tregojnë një kolonë ushtarake tetë milje të gjatë që tashmë është drejtuar në jug përmes qytetit lindor të Ukrainës, Velkyi Burluk.
Velkyi Burluk ndodhet në lindje të Kharkivit, afër kufirit të Ukrainës me Rusinë, shkruan CNN.
Në pamje shihen automjete të blinduara, kamionë ushtarak dhe pajisje mbështetëse.
Kujtojmë se zyrtarët ukrainas thonë se luftime të mëdha janë duke u zhvilluar në lindje të vendit, me bombardime të rënda të raportuara në të gjithë rajonin e Donbasit.