Lufta Ukrainë-Rusi/ Ja çfarë duhet të dini tani

Evropë

Lufta Ukrainë-Rusi/ Ja çfarë duhet të dini tani

Nga: A.M. Më: 10 prill 2022 Në ora: 06:48
Pamje nga Ukraina

Presidenti Volodymyr Zelenskiy i kërkoi Perëndimit të vendos një embargo të plotë ndaj produkteve ruse të energjisë dhe të furnizonte Ukrainën me më shumë armë.

Zelenskiy takoi kryeministrin Boris Johnson  në Kiev, me liderin britanik duke përdorur këtë vizitë për të përcaktuar një paketë të re si ndihmë financiare dhe ushtarake për Ukrainën.

Operacionet ruse fokusohen në rajonin e Donbasit, Mariupol dhe Mykolaiv, shkruan "Bota sot".

Më shumë njerëz duhet të evakuohen nga rajoni i Luhanskut në Ukrainën lindore pasi bombardimet janë shtuar ditëve e fundit, tha Guvernatori i Luhansk, Serhiy Gaidai.

Ukraina ka ndaluar të gjitha importet nga Rusia, dhe u bëri thirrje vendeve të tjera që të ndjekin dhe të vendosin sanksione më të ashpra ekonomike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat