Zelensky flet në telefon me kancelarin gjerman, çka diskutuan?

Evropë

Zelensky flet në telefon me kancelarin gjerman, çka diskutuan?

Nga: A.ZH Më: 10 prill 2022 Në ora: 14:48
Volodymyr Zelensky dhe Olaf Scholz

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka folur me kancelarin gjerman Olaf Scholz për mundësinë e një raundi të ri të sanksioneve ruse.

Të dy udhëheqësit folën gjithashtu për potencialin për mbrojtje të re dhe mbështetje financiare për Ukrainën në një telefonatë të dielën, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Më pas, Zelensky mbajti një konferencë përmes telefonatës me zyrtarë ukrainas.

Në kuadër të këtyre bisedimeve u zhvilluan propozimet e Kievit për një paketë të gjashtë sanksionesh të Bashkimit Evropian./Botasot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat