Në kryeqytetin finlandez Helsinki, Shoqata e Ukrainës në Finlandë ka vendosur një memorial për fëmijët e vrarë në Mariupol, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Ata shfaqën dhjetëra këpucë për fëmijë dhe një lodër.

Është e paqartë se sa fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftimeve më 24 shkurt, por ditën e sotme prokurori i përgjithshëm i Ukrainës njoftoi shifra të reja duke thënë se të paktën 177 kanë vdekur dhe 336 janë plagosur.