Shërbimet e urgjencës po kërkonin trupa në rrënojat e një ndërtese të shkatërruar nga granatimet ruse në Borodyanka, afër Kievit.
Javën e kaluar, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi se situata në Borodyanka është “dukshëm më e tmerrshme” sesa në Bucha, raporton BBC.
“Ata kanë filluar të zgjidhin rrënojat në Borodyanka.
Aty është shumë më e tmerrshme, ka edhe më shumë viktima të pushtuesve rusë”, tha Zelensky.