​Kuleba: Gjermania e Franca bënë "gabim strategjik" duke mos lejuar Ukrainën në NATO

Evropë

​Kuleba: Gjermania e Franca bënë "gabim strategjik" duke mos lejuar Ukrainën në NATO

Më: 10 prill 2022 Në ora: 16:19
Dmytro Kuleba

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha sot se ishte një "gabim strategjik" i Gjermanisë dhe Francës që nuk lejuan Ukrainën të anëtarësohej në NATO në vitin 2008.

"Nëse ne do të ishim një anëtar i NATO-s, kjo luftë nuk do të ndodhte," tha Kuleba në një intervistë për NBC.

"Gabimi strategjik që u bë në vitin 2008 nga Gjermania dhe Franca, të cilët hodhën poshtë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë për të futur Ukrainën brenda, është diçka për të cilën ne po paguajmë," tha Kuleba.

"Nuk është Gjermania apo Franca që po paguajnë koston për këtë gabim, është Ukraina," shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat