Ka një numër në rritje të vullnetarëve ndërkombëtarë që u bashkohen ushtarëve ukrainas në vijën e frontit, shkruan BBC, transmeton Bota sot.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka paralajmëruar njerëzit që të mos udhëtojnë në konflikt; por Emma Vardy e BBC-së u ka folur atyre që i janë bashkuar konfliktit, duke përfshirë një ish-ushtar të Ushtrisë Britanike nga Belfasti.
Ajo ka pasur akses të veçantë në legjionin ndërkombëtar të luftëtarëve të huaj të Ukrainës, i cili thotë se po sheh një numër të madh njerëzish që duan t'u bashkohen atyre, pas sulmeve të fundit ruse.
Ky rast nuk është i vetmi sepse nga fillimi i luftës kemi lexuar lajme se shumë luftëtar të huaj kanë vendosur që t'i dalin në ndihmë Ukrainës.