Ukraina është gati për beteja të mëdha kundër Rusisë

Evropë

Ukraina është gati për beteja të mëdha kundër Rusisë

Nga: V.N Më: 10 prill 2022 Në ora: 17:24
Mykhaylo Podolyak

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhaylo Podolyak i tha televizionit kombëtar se "Ukraina është gati për beteja të mëdha" kundër Rusisë, raporton BBC, transmeton Bota sot.

Ai thotë se Ukraina duhet të mposhtë forcat e Moskës në rajonin lindor të Donbasit, ku Moska kontrollon dy territore separatiste, për më shumë fuqi negociuese përpara se të zhvillohet një takim midis presidentit ukrainas Volodmyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin.

"Ukraina është gati për beteja të mëdha. Ukraina duhet t'i fitojë ato, përfshirë në Donbas. Dhe sapo të ndodhë kjo, Ukraina do të ketë një pozicion më të fuqishëm negociues," tha ai, cituar nga agjencia e lajmeve Interfax.

"Pas kësaj presidentët do të takohen. Mund të duhen dy javë, deri në tre".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat