Fotografia tregon pasojat e bombardimeve të pamëshirshme në Chernihiv, në veri të Ukrainës, të shtunën pasdite.
Natalia Titova, 62 vjeçare, shihet duke qëndruar në hyrje të shtëpisë së saj dikur, pasi ajo u shkatërrua nga bombat e hedhura në Ukrainë nga Rusia, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Familja e saj ndodhej në bodrum.
“Kur raketa goditi shtëpinë tonë, dolëm me vrap në rrugë, ishte shumë e frikshme”, tha ajo.