Më shumë se 4.5 milionë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre që nga pushtimi rus më 24 shkurt, sipas agjencisë së refugjatëve të Kombeve të Bashkuara (UNHCR).
Ai thotë se Evropa nuk e ka parë atë numër kaq të madh refugjatësh që nga Lufta e Dytë Botërore.
90% e atyre që kanë ikur janë gra dhe fëmijë, pasi shumica e burrave të moshës 18-60 vjeç nuk lejohen të largohen nga Ukraina pasi duhet të qëndrojnë dhe t'i bashkohen rezistencës, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të OKB-së për Migracionin (IOM), rreth 210,000 joukrainas janë larguar gjithashtu nga vendi, dhe kanë hasur në vështirësi për t'u kthyer në vendet e tyre.
7.1 milionë njerëz të tjerë janë zhvendosur brenda vendit, sipas shifrave të publikuara nga IOM më 5 prill, që do të thotë se më shumë se një e katërta e popullsisë është detyruar të largohet nga shtëpitë e tyre.
Polonia pret numrin më të madh të refugjatëve nga Ukraina, me 2,593,902 njerëz që kalojnë në Poloni që nga fillimi i luftës, tha UNHCR.