Më të fundit nga Ukraina

Evropë

Më të fundit nga Ukraina

Nga: H.O. Më: 11 prill 2022 Në ora: 06:12
Ilustrim

Këtu janë zhvillimet më të fundit në Ukrainë:

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky hodhi akuza për torturë ndaj forcave ruse, në një fjalim video të dielën mbrëma.

Ai u tha ukrainasve që të përgatiteshin që Rusia të kryente "operacione edhe më të mëdha në lindje të shtetit tonë".

Banka Botërore thotë se pret që ekonomia e Ukrainës të tkurret me 45% këtë vit si rezultat i luftës

Numri i të vdekurve nga një sulm me raketa në një stacion treni në qytetin Kramatorsk është rritur në 57, tha guvernatori rajonal.

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhaylo Podolyak i tha televizionit kombëtar se "Ukraina është gati për beteja të mëdha" kundër Rusisë.

Ai tha se Ukraina duhet të mposht forcat e Moskës në rajonin lindor të Donbasit, ku Moska kontrollon dy territore separatiste.

Kancelari austriak Karl Nehammer do të udhëtojë nesër në Rusi për të takuar Presidentin Vladimir Putin, tha një zëdhënës i qeverisë austriake./Bota sot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat