Bullgaria akuzon rëndë Rusinë dhe zbulon çfarë kanë bërë spiunët e Kremlinit

Evropë

Bullgaria akuzon rëndë Rusinë dhe zbulon çfarë kanë bërë spiunët e Kremlinit

Nga: F. B. Më: 11 prill 2022 Në ora: 08:53
Kremlini

Përderisa prokurorët bullgar po hetojnë për aktivitetin e spiunimit rus në Agjencinë për Siguri Kombëtare, kryeministri bullgar Kiril Petkov ka shpreh dyshime se shërbimi informativ rus ka punuar kundër raporteve fqinjësore me Maqedoninë e Veriut për medie, duke shtuar se pikërisht shërbimi informativ rus ka përkeqësuar grindjet mes vendit të tij dhe Shkupit, shkruan “Blic, transmeton “Bota sot”.

“Më është paraqitur se spiunët rus kanë punuar posaçërisht kundër raporteve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së veriut. Dikush tenton të gabimisht të përfaqësoj interesin e Bullgarisë. Interesi rus përherë ka qenë parandalimi i ardhmërisë evropiane të Ballkanit” tha ai.

Prokuroria special e Bullgarisë po heton për dyshimet rreth aktiviteteve të spiunët rus në Agjencisë për siguri kombëtare dhe po kontrollon zyrat.

Presidenti Rumen Radev, i njohur për qëndrim të butë ndaj Moskës, ka mbrojtur punën e Agjencisë.

“Ajo ka imunitet të fortë dhe mendoj se ata punojnë aktivisht në atë që mos të lejojnë ndonjë shkelje të sistemit” tha ai.

Nga ndryshimi i pushtetit në Sofje e edhe më shumë pas invadimit rus në Ukrainë , Bullgaria ishte nën presion për të hequr veton për bisedime me Maqedoninë.

Nga hyrja në politikë në vitin 2021 së apri si ministër i përkohshëm i ekonomisë në kabinetin e presidentit Radev, pastaj si kryeministër dhe bashkëdrejtues në Partinë “Vazhdojmë ndryshimet”, Petkov përpiqet të zgjidh kontestet e Bullgarisë me Maqedoninë, që bllokojnë Shkupin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Petkov në javën që shkoi takoi kryeministrin e Maqedoniës Dimitri Kovaçevski dhe të dytë dukeshin optimistë në kuptimin e gjasave që Bullgaria të heq veton e tanishme në bisedimet për bashkëngjitje të Maqedonisë së veriut.

Në ndërkohë, Bullgaria si një ndër vendet më pro-ruse në BE po shqyrton raportet e saj me Rusinë, kështu shkruan “"Intelineës", bullgarët janë kthyer kundër Rusisë dhe presidenti të saj Putin që nga invadimi i saj në Ukrainën e afërme, por politikanët edhe më tutje kanë në konflikt në shtetin që me vite ishte e afërt me Rusinë.

Para luftës miratimi ndaj Putin ndër banorët bullgar sillej rreth 60 për qind, ndërsa së fundi anketat tregojnë se kjo mbështetje ka rënë në 16 për qind në javët kur Rusia sulmoi Ukrainën, tash rrteh 80 për qind e bullgarëve nuk mbështet luftën.

Ata janë gjithnjë më kritik ndaj politikanëve përfshirë presidentin Radev, që mbajnë qëndrim të dyanshëm në raportet me Moskën. Petkov ndërkohë ka mbajtur qëndrim të qartë pro BE-së dhe pozicionit të NATO-së, por mbetet peng e koalicionit katër vjeçar, ku partia socialiste bullgare pro-ruse bllokon secilën mundësi për përgjigje të ashpër ndaj luftës.

Në disa vitet e fundit Bullgaria ka dëbuar shumë diplomatë rus për spiunim dhe ka arrestuar bullgar që kanë bashkëpunuar me ta, vetëm në mars 2021 dhjetëra diplomat janë shpall të padëshiruar.

Por, këtë dëbime janë përshkruar si lojë e prokurorit kryesor Ivan Geshev për të forcuar imazhin e vetë gjatë konfliktit me qeverinë aktuale. Përkundër këtyre arrestimeve edhe akuzave, askush nuk është dënuar për dyshime e spiunimit.

Në ndërkohë, prokuroria ka nis hetimet kundër Elena Gunçeva, deputet dhe anëtare e së djathtës ruso-file të Partisë “Ringjallja” pas publikimit të saj në rrjetin social me 18 shkurt ku thotë se qeverinë do ta godas “ raketa ruse”. Në porosi ajo shpreh shpresën se “një nga raketat ruse do shkatërroj këshillim ministror” në Sofje, nëse Bullgaria dërgon armë në Ukrainë dhe përshkruan presidentin ukrainas zelenski si “kloun”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat