Një ekip francez ka mbërritur në Ukrainë për të ndihmuar hetuesit vendas të shqyrtojnë akuzat për krime lufte rreth kryeqytetit Kiev, raporton BBC, transmeton Bota sot.
Lajmi u bë i ditur në Twitter nga ambasadori francez Etienne de Poncins, i cili tha se kjo ishte njësia e parë e huaj që ofron një mbështetje të tillë.
Pretendimet për vrasje të civilëve në Bucha shkaktuan zemërim global javën e kaluar. Ukraina pretendon se rreth 1222 trupa u gjetën në zonat afër Kievit të lënë kohët e fundit nga ushtarët rusë.
Rusia mohon se ushtarët e saj ishin fajtorë.