Derisa po mbahej seanca e Kuvendit të Republikës Sërpska, Britania e Madhe njoftoi për vendosjen e sanksioneve kundër politikanëve serbë të Bosnjës, Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviq.
Kjo gjë e zemëroi dukshëm anëtarin serb të presidencës trepalëshe të Bosnjë e Hercegovinës, i cili shfryu ndaj opozitës pasi e mori lajmin drejtpërdrejt në seancën e kuvendit.
Dodik e mori menjëherë fjalën, lexoi lajmin për sanksionet e vendosura kundër tij dhe presidentes së etnitetit të Republikës Sërpska.
Para se të lexonte lajmin, ai tha: “Unë nuk kam asnjë pronë në Britaninë e Madhe dhe nuk kam qenë atje qe 10 vjet”.