Shtetet e Bashkuara e rrisin presionin ndaj Indisë

Evropë

Shtetet e Bashkuara e rrisin presionin ndaj Indisë

Nga: V.N Më: 11 prill 2022 Në ora: 16:42
Joe Biden

Kryeministri indian Narendra Modi dhe presidenti amerikan Joe Biden do të zhvillojnë bisedime virtuale më vonë përpara takimit mes ministrave të tyre të jashtëm dhe të mbrojtjes në Washington, raporton BBC, transmeton Bota sot.

Të dy kombet kanë qenë kryesisht në të njëjtën faqe - të paktën në deklaratat e tyre publike - për shumicën e çështjeve me interes të përbashkët.

Por këtë herë nuk është si zakonisht për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. Washingtoni dhe Delhi kanë pasur pikëpamje të ndryshme mbi Ukrainën që nga fillimi i luftës në shkurt.

Delhi ka abstenuar nga të gjitha votat e SHBA kundër furnizuesit më të madh të pajisjeve të mbrojtjes, Rusisë, ndërsa ka refuzuar thirrjet nga SHBA për të marrë një qëndrim më të fortë.

SHBA dëshiron që India të jetë pjesë e strategjisë së saj më të gjerë të izolimit të Rusisë, por në të njëjtën kohë, ajo nuk mund të përballojë të dobësojë Indinë kundër Kinës - si diplomatikisht ashtu edhe ushtarakisht.

Do të jetë interesante të shihet se sa presion i bëjnë SHBA-të Indisë dhe si reagon Delhi ndaj saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat