Gënjeshtra e radhës nga Rusia: Ukraina po përgatit akuza të rreme për dhunën ruse me ndihmën e inteligjencës britanike

Evropë

Gënjeshtra e radhës nga Rusia: Ukraina po përgatit akuza të rreme për dhunën ruse me ndihmën e inteligjencës britanike

Nga: M.L. Më: 11 prill 2022 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Rusia ka pretenduar se Ukraina, me ndihmën e inteligjencës britanike, po përgatit akuza të reja false për dhunën ruse kundër civilëve.

“Provokime të reja të inskenuara false që akuzojnë forcat e armatosura të Federatës Ruse për gjoja trajtim mizor të popullsisë së Ukrainës po përgatiten nga regjimi i Kievit nën udhëheqjen e shërbimeve speciale britanike në territorin e rajonit Sumy”. 

Kështu deklaroi ministria e mbrojtjes e Rusisë.

Forcat ruse janë akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë – diçka që ajo e ka mohuar vazhdimisht./M.L

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat