Ne kemi mësuar më shumë detaje rreth udhëtimit të së shtunës në Kiev nga kryeministri britanik, Boris Johnson.
Downing Street thotë se ai ishte në kryeqytetin ukrainas për rreth pesë orë: duke udhëtuar me makinë, helikopter, aeroplan ushtarak dhe tren, raporton BBC, transmeton Bota sot.
Ai pati bisedime me homologun e tij, Presidentin Volodymyr Zelensky, përpara se të dy të bënin një shëtitje 30-minutëshe, gjatë së cilës ata takuan ukrainasit dhe vizituan memorialet kushtuar viktimave të luftës.
Të dy burrat ndanë një darkë e cila duket se kishte përzier specialitete britanike dhe ukrainase - duke shfaqur mish viçi të pjekur si dhe dumplings qershie.
Një zëdhënëse thotë se Johnson shkoi në shtëpi me një dhuratë që ia dhanë vendasit: një gjel qeramik, i cili është një simbol i rezistencës ukrainase.