Paralajmëron Gjenerali britanik: Beteja për Donbasin do të jetë beteja më e madhe e kësaj lufte deri më tani

Evropë

Paralajmëron Gjenerali britanik: Beteja për Donbasin do të jetë beteja më e madhe e kësaj lufte deri më tani

Më: 11 prill 2022 Në ora: 21:26

Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se Rusia po kërkon të dyfishojë apo edhe trefishojë numrin e forcave që ka në rajonin e Donbasit, si pjesë e fazës tjetër të fushatës së saj ushtarake në Ukrainë, shkruan Sky news transmeton "Bota sot".

Komentet vijnë pasi zyrtarët amerikanë thanë se kanë parë indikacione se forcat ruse po rifurnizojnë dhe përforcojnë trupat në rajon.

Gjenerali Sir Richard Barrons, ish-komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta të Mbretërisë së Bashkuar, tha për Sky News se beteja për Donbas do të jetë "beteja më e madhe e kësaj lufte deri më tani".

Ai shtoi se Rusia ka nxjerrë disa "mësime të vështira" nga "dështimi i fushatës së saj fillestare" dhe tani ka vendosur të ketë "objektiva më modeste"./M.L.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat