Mbërrin kontingjenti i parë me medikamente mjekësore nga Kosova në Ukrainë
Ka mbërritur në Ukrainë kontingjenti i parë me medikamente mjekësore për spitalin ushtarak të Zaporizhias në Jug të Ukrainës. Ky kontingjent u nis nga nisma e të rinjve nga Prishtina ‘Youth Community Project’ në bashkëpunim me ambasadën ukrianase në Tiranë.
Valon Arifi, aktivist i kësaj nisme ka bërë të ditur përmes një cicërime në Teitter se ka mbërritur kontingjenti i parë me medikamente mjekësore në Ukrainë.
Ai tha se këto medikamente kanë mbërritur në Spitalin Ushtarak të Zaporizhias në Jug të Ukrainës.
'from the People of Kosovo 🇽🇰
- to "Zaporizhzhya Military Hospital" South Ukraine 🇺🇦
“Nga populli i Kosovës te Spitali ushtarak i Zaporizhias në Jug të Ukrainës. Kosova qëndron me Ukrainën’, shkroi Arifi.
Italia fillon shkëputjen nga gazi rus, arrin marrëveshje me Alegjerinë
Algjeria do të kalojë Rusinë si furnizuesi më i madh i gazit në Itali, falë një marrëveshjeje të arritur të hënën nga kryeministri italian Mario Draghi. Në këtë mënyrë, Roma bë hapin e parë konkret për t’u shkëputur nga gazi rus.
Rusia furnizon rreth 40 për qind të gazit natyror të Italisë.
Megjithëse Draghi është shumë i përkushtuar ndaj rolit të Italisë si aleat i ngushtë i SHBA-së në NATO, mbështetja e gjatë e Romës tek Rusia për hidrokarburet ia ka lidhur duart e Italisë kur bëhet fjalë për kundërmasat ekonomike kundër Presidentit Vladimir Putin.
Sipas marrëveshjes mes Sonatrach të Algjerisë dhe Eni të Italisë, Algjeria do të dërgojë 9 miliardë metra kub gaz shtesë në Itali deri në vitin e ardhshëm dhe në 2024.
Në vitin 2021, Italia importoi afërsisht 29 bcm gaz nga Rusia dhe 22.5 bcm nga Algjeria, sipas Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Italisë. Nëse marrëveshja mbahet, Algjeria do të zëvendësojë Rusinë si burimi kryesor i gazit të Italisë deri në vitin e ardhshëm.
Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio dhe shefi i Eni-t, Claudio Descalzi, kanë nisur ndërkohë përpjekjet diplomatike, duke vizituar prodhuesit e gazit Azerbajxhan, Mozambikun, Republikën e Kongos, Katarin, Angolën dhe Algjerinë.
Kancelari austriak paralajmëron për ofensivë madhore ruse
Kancelari i Austrisë zhvilloi bisedime me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë të hënën, mes paralajmërimeve se Kremlini po përgatitet të nisë një ofensivë madhore në rajonin lindor të Donbasit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell njofton se kancelari Karl Nehammer është udhëheqësi i parë perëndimor që takohet me Vladimir Putinin që kur presidenti rus nisi agresionin ndaj Ukrainës në shkurt.
Ai tha se bisedimet në Moskë ishin "shumë të drejtpërdrejta, të hapura dhe të vështira".
"Në përgjithësi nuk dola me përshtypje optimiste nga kjo bisedë me Presidentin Putin. Ofensiva (në Ukrainën lindore) me sa duket po përgatitet në një shkallë masive", tha kancelari Nehammer.
BE ndan 3.5 milionë euro për shtetet anëtare që pranojnë ukrainasit, përfshirë Bullgarinë
Këshilli i BE-së njoftoi sot se ka miratuar dhënien e 3.5 miliardë eurove për vendet anëtare që mirëpresin refugjatët ukrainas, përfshirë Bullgarinë.
Fondet do të lehtësojnë sigurimin e nevojave bazë si strehimi, arsimi dhe kujdesi shëndetësor.
Një total prej 3.5 miliardë eurosh do të paguhen këtë vit si parafinancim fillestar i rritur nën Ndihmën e Rimëkëmbjes për Kohezionin dhe Territoret e Evropës (REACT-EU) dhe Fondit për Ndihmën Evropiane për më të paprivuarit (FEAD).
Vendet që ndajnë një kufi me Ukrainën dhe ato që marrin një numër më të madh personash të zhvendosur, ndër të cilët Bullgaria, do të marrin 45 për qind parafinancim nga kësti i vitit 2021 të REACT-EU, u rrit nga 11 për qind.
Fluksi i refugjatëve nga Ukraina në këto vende arriti mbi 1% të popullsisë së vendeve (deri më 23 mars) në fund të muajit të parë, pas pushtimit rus.
Këshilltari ukrainas thotë se bisedimet me Rusinë "vazhdojnë"
Një këshilltar presidencial ukrainas tha sot se negociatat me Rusinë ishin "në vazhdim", pasi presidenti rus Vladimir Putin tha se bisedimet e paqes me Ukrainën kishin arritur "një rrugë pa krye".
"Negociatat janë jashtëzakonisht të vështira. Online në nëngrupet e punës. Por ato janë në vazhdim," tha Mykhailo Podolyak, këshilltar i kreut të zyrës së presidentit të Ukrainës dhe një negociator kryesor, në një deklaratë të lëshuar nga zyra presidenciale ukrainase.
Deklarata e Podolyak për negociatat vjen pasi ukrainasit përgjigjen me zemërim ndaj zbulimit të vrasjeve të përhapura të civilëve nga trupat ruse dhe një ofensive të pritshme ruse, transmeton CNN.
"Është e qartë se sfondi emocional në procesin e negociatave sot është i rëndë. Delegacioni ukrainas punon ekskluzivisht brenda një kuadri që është pro-ukrainas dhe transparent. Pala ruse i përmbahet taktikave të saj tradicionale të presionit publik në procesin e negociatave, duke përfshirë disa deklarata publike," tha ai.
Zgjedhjet strategjike të Ukrainës dhe Rusisë për Donbasin
Lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e shtatë.
Moska ka fokusuar forcat në lindje dhe jug të Ukrainës dhe luftimet mund të bëhen më brutale në ato zona.
Përmes tërheqjes nga rajoni i Kievit, Moska shpreson të shpëtojë fushatën e saj përmes përqendrimit në Donbas, ku ka luftë prej vitit 2014, pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin, për të aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë.
Që atëherë, Moska mbështet separatistët që luftojnë në Donbas.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë më 9 prill se “betejë e vështirë” do të zhvillohet në lindje dhe se Rusia është duke mbledhur trupat dhe pajisjet për një ofensivë masive.
Papa thotë se lufta në Ukrainë është 'shënjuar nga forcat e së keqes'
Në komentet e tij të fundit mbi konfliktin, Papa Françesku ka dënuar masakrën ndaj civilëve. “Momenti i tanishëm na lë thellësisht të shqetësuar, sepse është i shënuar nga forcat e së keqes”, tha ai në një mesazh të lexuar në emër të tij.
"Vuajtjet e shkaktuara mbi kaq shumë persona të dobët dhe të pambrojtur; shumë civilë të masakruar dhe viktima të pafajshme midis të rinjve; gjendja e dëshpëruar e grave dhe fëmijëve ... E gjithë kjo shqetëson ndërgjegjet tona."
Komentet iu përcollën pjesëmarrësve të një pelegrinazhi ndërfetar në Ukrainën perëndimore.
Ndërsa Papa e ka përmendur në mënyrë eksplicite Rusinë vetëm në lutje, ai e ka bërë të qartë kundërshtimin e tij ndaj veprimeve të Moskës.
Javën e kaluar, ai u pa duke mbajtur një flamur të ndotur ukrainas, i cili me sa duket kishte ardhur nga Bucha, afër Kievit.
Cher u bën thirrje udhëheqësve të 'armatosin Ukrainën me tanke'
Legjenda e popit Cher u ka bërë thirrje udhëheqësve botërorë që të "armatosin Ukrainën me tanke", duke paralajmëruar se bota në të lundërtën mund të pendohet.
Ajo tha se Ukraina është "e vetmja gjë midis agresionit rus dhe Evropës".
Këngëtarja e "Believe" më parë ofroi strehimin e refugjatëve ukrainas, duke kërkuar që njerëzit e tjerë në pozicionin e saj "të shtohen"./M.L.
Putin thotë se bisedimet me Ukrainën janë në "rrugë pa krye"
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha sot se bisedimet e paqes me Ukrainën kishin hyrë në "një rrugë pa krye".
Putin u zotua se ai "nuk do të ndalojë operacionet ushtarake" derisa Moska të ketë sukses.
"Tani, kërkesat e sigurisë janë një gjë dhe çështjet e rregullimit të marrëdhënieve mbi Krimenë, Sevastopolin dhe Donbasin janë nxjerrë jashtë fushëveprimit të këtyre marrëveshjeve. Kjo do të thotë, ne jemi kthyer sërish në një situatë qorre”, tha ai në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko.
Udhëheqësi rus hodhi poshtë gjithashtu raportet për mizoritë në qytetin ukrainas Bucha si "të rreme", transmeton CNN.
Zyrtari i mbrojtjes: SHBA e gatshme t’i dërgojë Ukrainës më shumë sisteme armësh
Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të marrin në konsideratë dërgimin e më shumë sistemeve të armëve që kërkojnë trajnim shtesë në Ukrainë, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes, bazuar në bisedat e vazhdueshme midis dy ushtarakëve.
"Nëse ne përcaktojmë në bashkëpunim me ukrainasit se ka sisteme shtesë që ata kanë nevojë që ne mund t'i ofrojmë, por që mund të kërkojnë një trajnim, atëherë sigurisht që jemi të gatshëm të flasim me ta për këtë," tha zyrtari në një konferencë sot.
Ai tha se fakti që sistemet mund të kërkojnë më shumë trajnime "nuk është ndalues" dhe si shembull përmendi dronët Switchblade.
Forcat ukrainase nuk u trajnuan me dronët vetëvrasës, por SHBA-ja vendosi që sistemi mund të ndihmonte ushtrinë ukrainase dhe gjetën një mënyrë për të trajnuar një numër të vogël të forcave ukrainase, shkruan CNN.
“Sisteme të tjera thjesht duhet t'i shohim, por nuk është e ndaluar në mendjen tonë që, vetëm për shkak se diçka mund të ketë nevojë për trajnim shtesë, ne nuk duhet ta ofrojmë atë,” tha zyrtari.