Ukraina kërcënohet me armë kimike - Putinit i vjen reagimi nga Amerika

Evropë

Ukraina kërcënohet me armë kimike - Putinit i vjen reagimi nga Amerika

Nga: BOTA SOT Më: 12 prill 2022 Në ora: 06:05 Përditësuar në ora: 15:19 më 12.04.2022
Foto ilustrim

Rusia ka humbur 19,600 trupa gjatë luftës

Autoritetet ukrainase pretendojnë se 19 mijë e 600 trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Në përditësimin e saj të fundit, Ukraina tha gjithashtu se forcat pushtuese kishin humbur 1,956 automjete të blinduara të personelit, 732 tanke dhe 140 helikopterë.

Duhet të theksohet se Sky News nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.

Rusia dha për herë të fundit një shifër zyrtare për atë që pretendonte se ishte numri i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë më 25 mars, duke e vendosur numrin në 1,351.

Megjithatë, shifra e vërtetë besohet të jetë shumë më e lartë./M.L.

Sky News: A po synon Putini fitoren në Ukrainë me këtë datë - dhe a mund ta bëjë atë?

Presidenti rus Vladimir Putin, mund të shpresojë që të jetë në gjendje t'i paraqesë popullit të tij një lloj fitoreje në Ukrainë deri më 9 maj - data më e rëndësishme ushtarake në kalendarin rus e njohur si Dita e Fitores, duke shënuar dorëzimin e Gjermanisë naziste në fund të Luftës së Dytë Botërore. Ajo përkujtohet çdo vit me një paradë të madhe ushtarake nëpër Sheshin e Kuq në Moskë, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Megjithatë, zyrtarët perëndimorë dyshojnë se trupat ruse - që vuajnë nga humbje të mëdha në numër, pajisje dhe moral - do të jenë në gjendje të sigurojnë ndonjë përfitim domethënës në një hapësirë ​​kaq të shkurtër kohore, duke pasur parasysh vështirësitë që ata kanë hasur tashmë.

"Ekzekutimi i planit rus ka qenë një dështim në këtë pikë dhe ata duhet të ripërshtaten", tha një zyrtar perëndimor të hënën.

"Strategjia padyshim po përshtatet dhe po zvogëlohet në mënyrë të konsiderueshme nga ku ata filluan”.

Megjithatë, ka të ngjarë që forcat ruse të kenë mësuar nga dështimet e tyre në betejën për Kievin dhe të ripërshtaten./A.Zh

Putin, mesazh Perëndimit për izolimin

Presidenti rus Vladimir Putin, tha sot se operacioni ushtarak i Moskës në Ukrainë do të arrinte padyshim ato që ai tha se ishin objektivat e saj "fisnike".

Duke folur në një ceremoni çmimesh në Kozmodromin Vostochny në Rusi, udhëheqësi i Kremlinit u citua të thoshte nga agjencitë ruse të lajmeve, se Moska nuk kishte "zgjidhje tjetër" përveçse të nisë një operacion ushtarak për të mbrojtur Rusinë, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Ai vazhdoi duke thënë se nuk kishte "asnjë dyshim" se operacioni ushtarak i Kremlinit në Ukrainë do të "arrinte objektivat e tij", duke shtuar se një përplasje me forcat anti-ruse të Ukrainës ishte "e pashmangshme".

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

Putin urdhëroi dërgimin e 100,000 refugjatëve ukrainas në Rusinë lindore

Arbnore Zhushi Arbnore Zhushi

Pothuajse 100,000 refugjatë ukrainas janë dërguar për t'u zhvendosur në rajonet në të gjithë Rusinë lindore nga Presidenti Vladimir Putin, sipas dokumenteve të para nga The Independent.

Kremlini urdhëroi që 95,739 civilë nga rajonet Donetsk dhe Luhansk, të zhvendosen mijëra milje larg shtëpive të tyre në zona, duke përfshirë Siberinë dhe Rrethin Arktik në Rusi muajin e kaluar, përcjell Bota sot.

Në një dekret, të parë nga The Independent, Moska tha se "aprovoi shpërndarjen" e qytetarëve.

Raporti i fundit vjen pasi ambasada amerikane në Kiev pretendoi se forcat ruse po largonin mijëra fëmijë ukrainas dhe po i çonin në Rusi.

Muajin e kaluar, ambasada shkroi në Twitter se 2,389 fëmijë ukrainas nga Donetsk dhe Luhansk, në rajonin e diskutueshëm të Donbasit, ishin "larguar ilegalisht", duke cituar ministrinë e jashtme të Ukrainës.

Ukraina po heton raportimet për sulm me armë kimike

Ukraina ka thënë se është duke analizuar raportimet se Rusia mund të ketë përdorur armë kimike në kohën e luftimeve të ashpra në qytetin e Mariupolit.

Mbretëria e Bashkuar ka paralajmëruar se do të “përgjigjet” nëse informacioni për armët kimike rezulton të jetë i vërtetë.

Rusia ka hedhur poshtë akuzat, të cilat vijnë pas paralajmërimeve serioze nga shtetet e Perëndimit për përdorim potencial të armëve kimike apo atyre bërthamore në luftën në Ukrainë.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes në Ukrainë, Hanna Malyar, ka thënë se autoritetet ushtarake janë duke hetuar pretendimet në Mariupol se një numër i paspecifikuar i njerëzve janë përballur me probleme të frymëmarrjes dhe ato neurologjike, pas një sulmi me dron.

“Ka teori se këto mund të jenë municione me fosfor”, ka thënë Malyar në një intervistë televizive më 12 prill.

“Informacioni zyrtar do të pasojë më vonë”.

Fosfori nuk konsiderohet armë kimike, mirëpo armë ndezëse e cila shkakton djegie të rënda.

Nuk është ilegale që ushtritë të përdorin fosfor, ndonëse shënjestrimi i civilëve me çfarëdo arme ndalohet me Konventën e Gjenevës.

Agjencia e lajmeve, Interfax ka raportuar më 12 prill se forcat separatiste pro-ruse në rajon, po ashtu kanë mohuar përdorimin e armëve kimike.

Komentet e Malyarit kanë ardhur një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë një paralajmërim se zyrtarët janë duke e trajtuar “me shumë seriozitet” shqetësimin se Rusia mund të përdorë armë kimike.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby ka thënë më 11 prill se Uashingtoni është në dijeni për raportimet, mirëpo nuk mund t’i konfirmojë ato.

Qyteti i Mariupolit është tejet i rëndësishëm për Rusinë, pasi kontrollimi i tij do të mund të lidhte zonat e kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Moska në lindje të Ukrainës bas

Polonia arreston një rus nën akuza për spiunazh

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Polonisë tha se ka arrestuar një shtetas rus nën dyshimet se është përfshirë në mbledhjen e informacioneve të njësive të ushtrisë polake, për furnizimet e tyre dhe për stafin ushtarak, në bazë të kërkesës së inteligjencës ruse.

Zyra e Prokurorit në qytetin verior polak të Gdanskut, tha më 12 prill se të dyshuarit, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej tre muajsh, duke mos dhënë më shumë detaje.

Stanislaw Zarin, zëdhënës i shërbimeve të inteligjencës, tha se i dyshuari është arrestuar më 6 prill dhe përballet me dhjetë vjet burgim nëse gjendet fajtor për spiunazh.

Sipas ueb-faqes Portal Samorzadowy, i dyshuari që 18 vjet ka jetuar në Poloni dhe ka në pronësi një biznes.

Zelenksy: BE-ja duhet të reduktojë përdorimin e energjisë ruse tani

Presidenti i Ukrainës Zelensky thotë se Bashkimi Evropian duhet të përfshijë naftën dhe gazin në paketën e tij të ardhshme të sanksioneve.

Duke folur në parlamentin lituanez, ai vlerësoi vendin për ndalimin e importeve të gazit rus.

Por kritikoi BE-në për hezitimin e tepërt në sanksionimin e Rusisë, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

BE-ja u takua të hënën për të diskutuar një grup të gjashtë sanksionesh, të cilat mund të përfshinin naftën dhe gazin rus, por nuk arritën një marrëveshje./M.H.

Ukraina deklarohet: 186 fëmijë janë vrarë nga lufta

Të paktën 186 fëmijë në Ukrainë janë vrarë dhe 344 janë plagosur nga pushtimi rus, ka thënë zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas në Telegram.

Numri më i madh i viktimave ishte në rajonin lindor të Donetskut, ku janë regjistruar 113 vdekje, thotë Ukraina, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Ukraina thotë gjithashtu se 938 institucione arsimore janë dëmtuar nga bombardimet  87 janë shkatërruar plotësisht.

Agjencia e OKB-së për fëmijë UNICEF ka thënë se gati dy të tretat e të gjithë fëmijëve ukrainas - rreth 4.8 milionë - janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i pushtimit rus./M.H.

Guvernatori i Donetskut: Betejat po bëhen më të tensionuara çdo ditë e më shumë

Guvernatori i rajonit lindor të Donetskut të Ukrainës ka folur për luftime të ashpra atje duke thënë se betejat po vazhdojnë gjithë ditën, çdo ditë.

Duke folur për programin Today të BBC Radio 4 përmes një përkthyesi, Pavlo Kyrylenko tha se armiqësitë ishin veçanërisht intensive në vijën e demarkacionit, duke ndarë territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase nga territori i pushtuar nga forcat ruse ose ato aleate me to, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Ai tha se forcat ukrainase në rajon ishin "përforcuar masivisht" me ndihmën e pajisjeve ushtarake të dërguara nga vendet perëndimore.

Dhe se çdo ndihmë ishte shumë e rëndësishme për momentin./M.H.

Ministria e Mbrojtjes paralajmëron luftimet të intensifikuara në Ukrainën lindore gjatë 2-3 javëve të ardhshme

Luftimet në Ukrainën lindore do të intensifikohen gjatë dy deri në tre javëve të ardhshme pasi Rusia vazhdon të ripërqendrojë përpjekjet e saj atje, ka thënë Ministria e Mbrojtjes (MM).

Ministria tha gjithashtu se sulmet ruse mbeten të përqendruara në pozicionet ukrainase pranë Donetsk dhe Luhansk, me luftime të mëtejshme rreth Kherson dhe Mykolaiv dhe një shtytje të rinovuar drejt Kramatorsk, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Raporti tha gjithashtu se forcat ruse vazhdojnë të tërhiqen nga Bjellorusia në mënyrë që të ridislokohen në mbështetje të operacioneve në Ukrainën lindore.

Dje, një zyrtar amerikan i mbrojtjes tha se kishte indikacione se forcat ruse po rifurnizonin dhe përforconin trupat në rajonin e Donbasit.

Zyrtari i lartë, shtoi se Rusia dukej se po përforconte pozicionet në veriperëndim të Donetsk, një zonë brenda Donbasit./A.SH

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat