Ky është shteti që po vazhdon përkrahjen ndaj Rusisë

Evropë

Ky është shteti që po vazhdon përkrahjen ndaj Rusisë

Nga: M.H. Më: 12 prill 2022 Në ora: 06:45
Vladimir Putin

Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe vendet evropiane kanë shtrënguar sanksionet ndaj Rusisë, por jo të gjitha fuqitë botërore e kanë ndjekur këtë drejtim.

E joshur nga zbritjet masive, India ka blerë më shumë naftë bruto ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës (24 shkurt) se sa bëri gjatë gjithë vitit të kaluar.

Informacioni vjen nga të dhënat e përpiluara nga agjencia e lajmeve Reuters, përcjell “Bota sot”.

Presidenti i SHBA Joe Biden i ka thënë kryeministrit të Indisë Narendra Modi se mbështetja në rritje në energjinë ruse është "shumë e qartë...jo në interesin e tyre".

Modi ka thënë se në bisedimet e fundit me Rusinë ka sugjeruar që presidenti rus Vladimir Putin dhe ai i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy të zhvillojnë bisedime së bashku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat