Japonia jep “goditjen” e radhës Rusisë, përfshirë Putinin dhe Lavrovin

Evropë

Japonia jep “goditjen” e radhës Rusisë, përfshirë Putinin dhe Lavrovin

Nga: M.H. Më: 12 prill 2022 Në ora: 06:55
Vladimir Putin dhe Sergej Lavrov

Japonia vendosi sanksione shtesë kundër Rusisë të martën, duke ngrirë asetet e 398 qytetarëve rusë, përfshirë dy vajzat e rritura të Presidentit Vladimir Putin, Katerina Tikhonova dhe Mariya Vorontsova, sipas një njoftimi për shtyp nga Ministria e Jashtme e Japonisë.

Masat e reja synojnë gjithashtu anëtarët e familjes së ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, përkatësisht gruan e tij Mariya Lavrova dhe vajzën Yekaterina Vinokurova, sipas njoftimit, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Japonia ka zgjeruar vazhdimisht sanksionet e saj kundër Rusisë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, duke përfshirë ndalimin e importeve ruse si qymyri dhe vodka, reduktimin e investimeve të reja në Rusi dhe ngrirjen e aktiveve të mbajtura nga bankat kryesore.

Vende të tjera, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, kanë vendosur gjithashtu sanksione kundër familjeve të Putinit dhe Lavrov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat