Ukraina deklarohet: 186 fëmijë janë vrarë nga lufta

Evropë

Ukraina deklarohet: 186 fëmijë janë vrarë nga lufta

Nga: M.H. Më: 12 prill 2022 Në ora: 12:06
Një vajzë në Maltë duke u lutur për viktimat e pushtimit rus të Ukrainës

Të paktën 186 fëmijë në Ukrainë janë vrarë dhe 344 janë plagosur nga pushtimi rus, ka thënë zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas në Telegram.

Numri më i madh i viktimave ishte në rajonin lindor të Donetskut, ku janë regjistruar 113 vdekje, thotë Ukraina, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Ukraina thotë gjithashtu se 938 institucione arsimore janë dëmtuar nga bombardimet  87 janë shkatërruar plotësisht.

Agjencia e OKB-së për fëmijë UNICEF ka thënë se gati dy të tretat e të gjithë fëmijëve ukrainas - rreth 4.8 milionë - janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i pushtimit rus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat