Ushtria ukrainase, ka kapur një “trofe të vërtetë ushtarake”.
Në pamjet e publikuara nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, në Facebook, shihet se ata kanë kapur një BMP-3 të armikut, përcjell Bota sot.
Forcat ukrainase thonë se ky automjet, tani do të shërbejë në mbrojtje të Ukrainës.
“Derisa ushtria e Federatës Ruse i konsideron çantat e grave, tosterët dhe kabinat e qenve si trofe ushtarakë, njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kapin trofe të vërtetë ushtarakë.
BMP-3 e trupave pushtuese ruse tani do të shërbejë për të mbrojtur Ukrainën.
#stoprusia”, shkruhet në postimin e ushtrisë së Ukrainës./Botasot
