​Macron: Putin ka vendosur të mos ndalet

Evropë

​Macron: Putin ka vendosur të mos ndalet

Më: 12 prill 2022 Në ora: 23:16
Emanuel Macron

Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha sot se homologu i tij rus Vladimir Putin "vendosi të mos ndalet" në Ukrainë pasi i duhej një "fitore ushtarake për veten e tij, edhe pse e kuptoi se Ukraina nuk do të nënshtrohej".

Në një intervistë për të përjavshmen franceze Le Point, Macron tha se Mariupol, një qytet në Ukrainën lindore ku u fokusua ushtria ruse, "mund të jetë një fiksim për Putin-in sepse ai është një simbol i Ukrainës që i reziston atij".

Duke e përqendruar ofensivën në Donbas, presidenti rus po përpiqet “të arrijë fitoren dhe të synojë paradën e lavdishme ushtarake më 9 maj (që shënon fitoren mbi nazizmin), një datë shumë e rëndësishme për të dhe për Rusinë, shtoi Macron.

Ai tha se për shkak të kësaj, ai kishte pak besim në përpjekjet kolektive për ta vendosur Putin-in në tryezën e bisedimeve në një afat të shkurtër.

Macron gjithashtu u përpoq të justifikonte bisedat e tij të shumta telefonike me Putin-in.

“Nëse ai nuk bisedon më me askënd, atëherë ne nuk e dimë se sa larg mund të shkojë. Ky është obsesioni im. I thashë se kur dikush hyn në një cikël dhune, gjëja më e vështirë është të ndalosh. Është një rrezik dhe një pikë kthese për të hyrë në të pakthyeshmen”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat