Udhëheqësit polakë dhe balltikë do të takohen me Zelensky në Kiev

Evropë

Udhëheqësit polakë dhe balltikë do të takohen me Zelensky në Kiev

Nga: H.O. Më: 13 prill 2022 Në ora: 07:43
Ilustrim

Presidentët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë kanë udhëtuar në kryeqytetin ukrainas Kiev për të takuar Presidentin e Ukrainës Zelensky, tha një këshilltar i liderit polak.

Vendet tona “po i tregojnë mbështetje Ukrainës dhe Presidentit Zelensky”, ka thënë në Tëitter këshilltari i presidentit polak Andrzej Duda, Jakub Kumoch.

Vizita e tyre vjen disa ditë pasi kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson vizitoi qytetin të shtunën.

Kështu raporton sot BBC, transmeton Bota sot.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat