Inteligjenca e fundit britanike fokusohet në rolin e gjeneralit të ri rus

Evropë

Inteligjenca e fundit britanike fokusohet në rolin e gjeneralit të ri rus

Nga: M.H. Më: 13 prill 2022 Në ora: 07:58
Aleksandër Dvornikov

Ministria e Mbrojtjes thotë se emërimi i gjeneralit Aleksandër Dvornikov për të drejtuar konfliktin për Rusinë shihet si një përpjekje për të centralizuar komandën.

Ai gjithashtu thotë se emërimi i tij mund të tregojë se sa efektive është rezistenca ukrainase dhe sa i dobët ishte planifikimi i paraluftës nga rusët, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Kujtojmë që ditë më parë Putini ka emëruar gjeneralin e ri në udhëheqje të ushtrisë ruse.

Ky emërim ngjalli reagime të mëdha duke e parë një përgatitje të madhe ndaj Ukrainës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat