Zëvendëskryeministrja e Ukrainës ka thënë këtë mëngjes se nuk ka qenë e mundur të hapen korridoret humanitare sot për ata në qytetet e rrethuara.
Iryna Vereshchuk vuri në dukje se puna ishte në vazhdim për t'i rihapur ato, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.
Ajo gjithashtu akuzoi forcat ruse për shkeljen e armëpushimit dhe bllokimin e autobusëve që evakuonin civilët në një mesazh në Telegram.
Kjo vjen pasi kryetari i Mariupolit, një nga qytetet më të bombarduara në Ukrainë, tha se më shumë se 100,000 banorë janë ende në pritje për t'u evakuuar nga zona.