Rreziku i përdorimit të armëve kimike nga Rusia mbetet i lartë

Evropë

Rreziku i përdorimit të armëve kimike nga Rusia mbetet i lartë

Nga: V.N Më: 13 prill 2022 Në ora: 11:02
foto ilustrim

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, ka thënë se ekziston një rrezik i lartë që Rusia të përdorë armë kimike kundër vendit të saj, duke i bërë jehonë paralajmërimeve të presidentit Volodymyr Zelensky në fillim të javës, raporton agjencia e lajmeve Reuters, transmeton Bota sot.

Të martën, ajo tha se autoritetet po kontrollonin raportet e paverifikuara se Rusia mund të ketë përdorur tashmë armë kimike në rrethimin e Mariupolit.

Vendet perëndimore kanë paralajmëruar se përdorimi i armëve kimike do të shënonte një përshkallëzim të rrezikshëm të konfliktit dhe janë zotuar të ndërmarrin veprime të vendosura nëse Rusia kryen sulme të tilla.

Kremlini vazhdimisht ka kërcënuar me armë kimike, por përdorimi i tyre vështirë se është i imagjinueshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat