Lajmet e fundit nga Ukraina

Evropë

Lajmet e fundit nga Ukraina

Nga: V.N Më: 13 prill 2022 Në ora: 11:21
Foto e luftës në Ukrainë

Nëse sapo po na bashkoheni, këtu janë lajmet më të fundit për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë.

Mariupol: Rusia ka pohuar se më shumë se 1000 ushtarë ukrainas kanë dorëzuar armët në Mariupol, mes shenjave të tjera se Rusia mund të jetë afër pushtimit të qytetit.

NATO: Finlanda po fillon sot një debat që mund të rezultojë në aplikimin e vendit për anëtarësim në NATO brenda disa javësh.

Evakuimet: Ukraina ka thënë se nuk do të jetë e mundur të krijohen korridore humanitare sot pasi situata mbetet e rrezikshme.

Diplomacia: Presidentët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë po udhëtojnë në kryeqytet, Kiev, për të takuar Presidentin Zelensky.

Armët: Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar thotë se ekziston një rrezik i lartë që Rusia të përdorë armë kimike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat