A ka vendosur Finlanda që t'i bashkohet NATO-s?

Evropë

A ka vendosur Finlanda që t'i bashkohet NATO-s?

Nga: V.N Më: 13 prill 2022 Në ora: 13:02
foto ilustrim

Finlanda do të marrë një vendim nëse do të aplikojë për t'u bashkuar me aleancën e NATO-s në javët e ardhshme, tha kryeministrja e vendit, Sanna Martin, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e saj suedez, Martin u tha gazetarëve:

"Ka këndvështrime të ndryshme për të aplikuar (për) anëtarësimin në NATO apo jo dhe këto duhet t'i analizojmë me shumë kujdes.

Por unë mendoj se procesi ynë do të jetë mjaft i shpejtë, do të ndodhë brenda javësh", tha Martin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat