Kremlini e ka quajtur "të papranueshëm" përshkrimin e presidentit amerikan Joe Biden për veprimet e Rusisë në Ukrainë si gjenocid. Siç kemi raportuar, zoti Biden tha se kishte prova të akteve gjenocidale nga trupat ruse, raporton BBC, transmeton Bota sot.
Kjo ishte hera e parë që ai përdori fjalën gjenocid - i përcaktuar sipas ligjit ndërkombëtar si një shfarosje masive e një grupi të caktuar njerëzish - në lidhje me konfliktin në Ukrainë.
Kremlini ka thënë se nuk pajtohet kategorikisht me presidentin amerikan.
"Ne e konsiderojmë këtë lloj përpjekjeje për të shtrembëruar situatën të papranueshme. Kjo vështirë se është e pranueshme nga një president i Shteteve të Bashkuara." tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.