Eduardo Chiarolanza, person që vuante nga probleme mendore shtatorin e kaluar pranoi se kishte vrarë dhe copëtuar nënën e tij 84-vjeçare, Eleonora Di Vicino, në rrethin Pianura të Napolit.
Chiarolanza ka vdekur në spitalin Cardarelli ku ishte shtruar.
Chiarolanza u shtrua në spital 10 ditë më parë pasi një i burgosurtjetër me probleme mendore me të cilin ndante qelinë e sulmoi.
Vdekja e Chiarolanza-s, edhe pse ndodhi në një repart Covid të spitalit napolitan, sipas asaj që mësohet, dyshohet se erdhi për shkak të dëmtimeve të thella të kokës të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.
Disa herë sindikatat e Policisë së Burgjeve janë shprehur kundër menaxhimit mjaft problematik në burgje të të burgosurve të prekur nga probleme psikiatrike, shkruan Ansa