Autoritetet spanjolle asgjësuan rreth 415 mijë bimë kanabis të kultivuara në 67 hektarë tokë në Spanjë.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se plantacionin i kanabisti kapte vlerën prej rreth 100 milionë eurosh.
Operacioni i Guardia Civil çoi në arrestimin e tre personave të akuzuar për menaxhimin e plantacionit të kanabisti që konsiderohet aktualisht plantacioni më i madh i kanabisit në Evropë.
Bimët e mbjella ndodheshin në provincën e Navarrës.
Sipas informacionit të lëshuar nga hetuesit, bimët nuk janë kultivuar për të prodhuar lëndë narkotike, por për të nxjerrë CBD, një substancë përdorimi dhe shitja që është e ligjshme në Spanjë.