Ministria ruse e Mbrojtjes ka kërcënuar se "do të kryejë sulme në qendrat vendimmarrëse, përfshirë ato në Kiev".
Zëdhënësi kryesor Igor Konashenkov, tha se Ukraina do të përballej me sulmet nëse nuk ndalonte "aktivitetet subversive dhe sulmet" në Rusi, raporton Sky News, përcjell Bota sot.
Rusia më herët tërhoqi trupat nga rajoni i Kievit, pas një përpjekjeje të dështuar për të marrë qytetin, por ajo ende mund të kryejë sulme ajrore me rreze të gjatë.
Konashenkov tha se Forcat Ajrore Ruse kanë shkatërruar objektiva ushtarake në Ukrainë "duke përfshirë një post komandimi, tre depo me armë artilerie raketore dhe gjashtë grupime të pajisjeve ushtarake ukrainase"./Botasot