Rusia shton bombardimet në Kharkiv, fëmijët po vdesin

Evropë

Rusia shton bombardimet në Kharkiv, fëmijët po vdesin

Nga: A.ZH Më: 13 prill 2022 Në ora: 21:43
Ndërtesa banimi të shkatërruara dhe civilë që përpiqen të marrin pjesët e shtëpive të tyre

Bombardimet ruse të qytetit verilindor ukrainas, Kharkiv, janë rritur në mënyrë dramatike që nga dje, tha kryebashkiaku Ihor Terekhov.

Ai tha se në mesin e të vrarëve ka edhe fëmijë, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

"Armiku po bombardon shtëpitë e banimit, zonat e banuara. Fatkeqësisht, ka viktima civile - gjëja më e keqe është se fëmijët po vdesin", tha kryebashkiaku për televizionin kombëtar.

Imazhet që dalin nga Kharkiv sot kanë treguar ndërtesa banimi të shkatërruara dhe civilë që përpiqen të marrin pjesët e shtëpive të tyre.

Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, ka qenë skena e luftimeve intensive gjatë pushtimit rus./Botasot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat