Ministria ruse e Mbrojtjes, ka thënë se porti detar i Mariupol është tani nën kontrollin e saj.
Megjithatë, duket se pjesa tjetër e qytetit jugor të Ukrainës është ende e kontestuar, përcjell Bota sot.
Analisti i mbrojtjes dhe sigurisë, profesor Michael Clarke, i cili ka dhënë analiza për Sky News, thotë se kjo është "plotësisht e besueshme" dhe është " me siguri" e vërtetë.
Ai beson se Mariupol ka të ngjarë të bjerë "për disa orë, jo ditë" dhe mund të ketë disa zhvillime dramatike brenda natës./Botasot