“Armëpushimi për qëllime humanitare është i pamundur për momentin”, thotë shefi i OKB-së

Evropë

“Armëpushimi për qëllime humanitare është i pamundur për momentin”, thotë shefi i OKB-së

Më: 14 prill 2022 Në ora: 00:24
Pamje nga Ukraina

Një armëpushim për qëllime humanitare nuk duket i mundur momentalisht, tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

“Për momentin një armëpushim për qëllime humanitare në Ukrainë nuk duket i mundur”.

“Ka shumë gjëra që mund të bëhen për të garantuar evakuimin e civilëve”, ka thënë Guterres, raporton Reuters.

Ai tha se Kombet e Bashkuara i kanë propozuar Rusisë armëpushime lokale dhe mundësinë e evakuimit të civilëve, por se ende janë duke pritur një përgjigje nga Moska.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat