Disa nga betejat më aktive po zhvillohen aktualisht në rajonet Donetsk, Luhansk dhe Kherson, sipas gazetës ukrainase në internet Ukrainian Pravda, raporton BBC, transmeton Bota sot.
Ato po shkruajnë se janë mbledhur të dhëna nga krerët e administratës në ato rajone dhe se Kharkiv në verilindje të Ukrainës, i është nënshtruar granatimeve periodike. Katër persona u vranë dhe 10 u plagosën në qytet gjatë natës, thotë guvernatori i rajonit.
Raporti vijon duke thënë se nuk ka asnjë ndryshim në Mariupol, pasi qyteti i rrethuar vazhdon të goditet me granatime nga avionët dhe artileria ruse.
Gazeta shton: “Rusët nuk i lënë njerëzit të dalin nga qyteti”. BBC nuk ka qenë në gjendje ta konfirmojë këtë në mënyrë të pavarur.