Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak tha në komentet televizive se konsultimet ishin "në vazhdimësi" për një udhërrëfyes të mundshëm drejt paqes, por shtoi se një pikë pengesë mbetet numri i vendeve që do të vepronin si garantues të sigurisë për Ukrainën, raporton CNN, transmeton Bota sot.
"Konsultat se cilat detyrime ligjore duhet të bëhen, si do të jetë në kushtet e një traktati shumëpalësh janë duke vazhduar tani," tha ai në komentet televizive.
Podolyak shtoi: "Ne duhet të kuptojmë se rusët kategorikisht nuk duan të rrisin numrin e vendeve që mund të jenë garantues të sigurisë. Është e rëndësishme për ne që të kemi sa më shumë nga ato vende të jetë e mundur".
Në një takim të fundit në Stamboll midis ekipeve ukrainase dhe ruse, negociatorët arritën marrëveshje shumë paraprake për mundësinë e statusit neutral për Ukrainën, por të mbrojtur nga garancitë ndërkombëtare të sigurisë.