Nafta ruse, Putin paralajmëron Perëndimin për pasoja “shumë të dhimbshme”

Evropë

Nafta ruse, Putin paralajmëron Perëndimin për pasoja “shumë të dhimbshme”

Nga: A.ZH Më: 14 prill 2022 Në ora: 16:17
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin, ka paralajmëruar kundër përpjekjeve të mëtejshme të vendeve perëndimore për të zëvendësuar naftën ruse me alternativa.

“Kjo do të ketë pasoja për ekonominë botërore dhe pasojat e hapave të tillë mund të jenë shumë të dhimbshme”, ka thënë Putin, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Edhe ato që ai i quan "vendet jomiqësore" nuk kanë mundur të ndalojnë përdorimin e gazit rus.

Kjo vjen pasi Rusia thotë se furnizimet kanë ardhur në Evropë, pavarësisht angazhimeve perëndimore për të hequr dorë nga furnizimi i Rusisë.

Putin pranoi se ka pasur ndërprerje në pagesat për naftën dhe gazin (pasi ai kërkoi që pagesa të bëhej në rubla) dhe tha se kompanitë e gazit janë lojtarë "përgjegjës" në tregun global.

Ai akuzoi gjithashtu SHBA-në se ka linja furnizimi më të shtrenjta, duke shtuar se linja e Rusisë është e qëndrueshme dhe e lirë./Botasot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat