Hill: Do të mbështesin hyrjen e Serbisë në NATO

Evropë

Hill: Do të mbështesin hyrjen e Serbisë në NATO

Nga: F. B. Më: 14 prill 2022 Në ora: 16:34
Kristofer Hill
Ambasadori amerikan Kristofer Hil duke marr pjesë në konferencën “Pozita e Serbisë në bashkësinë euro-atlantike” të mbajtur në ambasadën bullgare ku merrnin pjesë Dragam Shormaz kreu i Këshillit euro-atlantik të Serbisë, Petko Dojkov ambasador bullgar në Serbi dhe Zoran Dragishiç ka komentuar hyrjen hipotetike të Serbisë në NATO, duke theksuar se ShBA do mbështeste këtë, shkruan “”B92” transmeton “Bota Sot”.

"Jam i vetëdijshëm për raportet historike me Serbinë që kanë pasur momente të ndritshme por edhe të rënda. Momenti në të cilin ndodhemi tani me Serbinë është pozitiv dhe synojmë të bëjmë shumë së bashku. Sot jemi më të afërt se në të kaluarën dhe votimi i Serbisë për dënimin e agresionit na gëzon dhe pozita që ndajmë do testohet dhe si rezultat do bëhemi akoma më të afërt”, tha Hill.

Lidhur me politikën aktuale të sigurisë së Beogradit, Hill shtoi se “Në fund të fundit ajo si Serbia përcakton mbrojtjen dhe sigurinë është çështje e qeverisë serbe dhe raportit me popullin e vetë ".

"Nuk i takon ShBA-ve të i thotë Serbisë apo cilitdo si të organizoj interesin ndërkombëtar në të ardhmen. Por interesi ynë është të punojmë me Serbinë dhe jemi krenar për vitet e shkuara dhe raportin që synojmë të kemi. Jemi gati të shkojmë përpara ashtu si është edhe Serbia e gatshme të ec përpara dhe të punojmë në frymën e respektit t ndërsjellë”.

Ambasadori amerikan tha se raporti me Rusinë nuk mund të kthehet në ato që ishte para 24 shkurtit.

"I mbetet Serbisë dhe njerëzve të saj të përcaktojnë nevojat e sigurisë, ne do mbështesim aspiratat e saj dhe ajo duhet të shikojë përpara dhe çka do përfitonte për vete sikur të ishte anëtare e NATO-së, por dua të nënvizoj se i mbetet Serbisë të vendos, nëse do vendoste bashkëngjitja sikur bënë për BE ne do mbështesnim atë” tha Hill.

Hill shtoi se “bashkëngjitja BE-së nënkupton edhe zgjidhje të rënda, nëse do donte të hynte në NATO, kjo nënkupton vendime të rënda që duhet të bëjë. ShBA-të do mbështesnin Serbinë, por kjo i mbetet asaj të vendos jo neve”.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat