Raportohet se Rusia ka humbur oficerin e 40-të të lartë të ushtrisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Kolonel Lejtnant Denis Mezhuev është vrarë në vijën e frontit, sipas raportimeve lokale shkruan Daily Mail.
Mezhuev kishte nën komandë një regjiment nga divizoni i gardës së parë të armëve të motorizuara, e cila lëvizi në ditët e fundit nga Kievi në drejtim të zonës lindore të luftimeve.
Një politikan rus në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Denis Mezhuev u vra në betejë. Djali i tij duhet të jetë krenar me babain e vetë”.
Ukraina thotë se deri më tani Rusia ka humbur 7 gjeneralë dhe 33 kolonelë.
Shkalla e lartë e vdekjeve mohon pretendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, se “operacioni special ushtarak” është duke shkuar sipas planit.