Tani po vijnë më shumë lajme nga Kievi, ku Rusia thotë se ka goditur një fabrikë armësh në buzë të kryeqytetit ukrainas.
Kirill Kyrylo, 38 vjeç, një punëtor në një dyqan riparimi makinash në qytet, i tha Reuters se kishte parë tre shpërthime që goditën një ndërtesë industriale përgjatë rrugës, duke shkaktuar një zjarr që përfundimisht u shua nga zjarrfikësit, raporton BBC, transmeton Bota sot.
“Ndërtesa ishte në zjarr dhe unë duhej të fshihesha pas makinës sime,” tha ai, duke treguar xhamin e copëtuar dhe copat e metalit që ishin shpërndarë nga ndërtesa e djegur matanë rrugës.
Ministria ruse e mbrojtjes paralajmëroi të premten se do të intensifikonte sulmet në kryeqytet "në përgjigje të çdo sulmi terrorist apo sabotazhi të kryer nga regjimi nacionalist i Kievit në territorin rus".