Presidenti rus Vladimir Putin thotë se Evropa nuk ka alternativë përveçse të vazhdojë të përdorë energjinë ruse, duke paralajmëruar për pasoja ekonomike "jashtëzakonisht të dhimbshme" nëse kontinenti përpiqet të zëvendësojë furnizimin e tij me naftë dhe gaz, raporton BBC, transmeton Bota sot.
"Një zëvendësim i arsyeshëm për Evropën thjesht nuk ekziston," tha Putin për mediat përmes lidhjes video nga rezidenca e tij pranë Moskës të enjten.
"Thjesht nuk ka vëllime rezervë në tregun global dhe dërgesat nga vendet e tjera, kryesisht nga SHBA, të cilat mund të dërgohen në Evropë, do t'u kushtojnë konsumatorëve shumë herë më shumë", tha Putin.
Siç kemi raportuar ditët e fundit, liderët në Evropë po lëvizin për të reduktuar varësinë e tyre nga energjia ruse. Dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kritikuar vende të tilla si Gjermania që po i rezistojnë një ndalimi total të naftës dhe gazit rus për shkak të kostos së saj të madhe ekonomike - duke thënë se ata kanë gjak në duart e tyre.
“Siç e kemi thënë shumë herë, problemi më urgjent këtu është ndërprerja e logjistikës së eksportit” tha ai.