Kyiv do të riemërtojë rrugët dhe sheshet që lidhen me Rusinë

Evropë

Kyiv do të riemërtojë rrugët dhe sheshet që lidhen me Rusinë

Nga: V.N Më: 15 prill 2022 Në ora: 16:32
Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev

Kryetari i bashkisë së Kievit ka njoftuar planet për të riemërtuar rrugët dhe sheshet në kryeqytet, të cilat aktualisht janë të lidhura me Rusinë, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Duke shkruar në Telegram, kryebashkiaku Vitali Klitschko tha se ish-Sheshi i Miqësisë mes Kievit dhe Moskës do të riemërtohet për "Heronjtë e Mariupolit".

Ai shtoi se emrat e tjerë - si rrugët dhe stacionet e metrosë - gjithashtu do të ndryshohen.

Sipas shërbimit ukrainas të BBC-së, ideja e riemërtimit të stacionit hekurudhor të Kievit ishte diskutuar përpara pushtimit të Rusisë, në një sfond të përkeqësimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat