Ka shumë gjasa që Finlanda t'i bashkohet NATO-s

Evropë

Ka shumë gjasa që Finlanda t'i bashkohet NATO-s

Nga: V.N Më: 15 prill 2022 Në ora: 16:50
foto ilustrim

Ministri finlandez për Evropën, Tytti Tuppurainen, tha në një intervistë për Sky News se një "shumicë e madhe" e njerëzve në Finlandë e mbështesin anëtarësimin e vendit në NATO, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Ajo tha se një vendim nuk është marrë dhe çështja do të diskutohet në parlament, por ka "shumë gjasa" që Finlanda të bashkohet me aleancën.

E pyetur në lidhje me anëtarësimin e mundshëm të Finlandës dhe Suedisë në NATO, ajo tha se "çdo vend ka të drejtë të bëjë rregullimet e veta të sigurisë".

Të enjten, Rusia tha se do të detyrohet të marrë masa sigurie nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s.

Zëvendësministri i Jashtëm i Kremlinit Alexander Grushko tha për agjencinë e lajmeve Tass se anëtarësimi në aleancën ushtarake do të çojë në "pasojat më të padëshiruara".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat