Më shumë se pesë milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi i Rusisë në shkurt, sipas shifrave të fundit të publikuara nga OKB, shkruan BBC, transmeton Bota sot.
Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) thotë se mbi 4.7 milionë refugjatë kanë kaluar kufijtë e Ukrainës.
Përveç kësaj, Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin (IOM), e cituar nga AFP, thotë se rreth 215,000 shtetas të vendeve të treta - njerëz që nuk janë as shtetas të Ukrainës dhe as të vendit ku kanë hyrë - janë arratisur gjithashtu në vendet fqinje.
Përqindja më e madhe e refugjatëve - 2.7 milionë - kanë ikur në Poloni. Megjithatë, shifrat zyrtare sugjerojnë se disa njerëz tani po zgjedhin të kthehen në Ukrainë.