Rusia ia ndalon hyrjen Boris Johnsonit dhe këtyre zyrtarëve britanikë

Evropë

Rusia ia ndalon hyrjen Boris Johnsonit dhe këtyre zyrtarëve britanikë

Nga: G.B Më: 16 prill 2022 Në ora: 11:53
Boris Johnson dhe Volodymyr Zelensky

Ministria e Jashtme e Rusisë ia ka ndaluar hyrjen në Rusi kryeministrit Boris Johnson, Sekretares së Jashtme Liz Truss, Sekretarit të Mbrojtjes Ben Wallace dhe 10 anëtarëve të tjerë të qeverisë britanike, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Masa u mor "duke pasur parasysh veprimin e paprecedentë armiqësor nga qeveria britanike, në veçanti vendosjen e sanksioneve kundër zyrtarëve të lartë rusë", tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se së shpejti do të zgjerojë listën.

Gjithashtu të ndaluar për të hyrë në Rusi janë:

Dominic Raab

Grant Shapps

Priti Patel

Rishi Sunak

Kwasi Kwarteng

Nadine Dorries

James Heappey

Nicola Sturgeon

Suella Braverman

Theresa May

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat